Messi mund të humbasë tri ndeshje me Bacelonën nëse shkon te Argjentina

Messi mund të humbasë tri ndeshje me Bacelonën nëse shkon te Argjentina

1 javë më parë

Skuadra e Barcelonës është në prag të ndeshjes së parë të sezonit në LaLiga Stantander, duelin që do ta ketë kundër Villarreal, e paraparë të zhvillohet me 27 shtator.

Barça këtë takim dhe dy të tjerë pasues mund t’i luajë pa kapitenin e skuadrës, Lionel Messi, shkruan Mundo Deportivo, transmeton Klan Kosova.

Messi mund të ftohet në listën e Kombëtares së Argjentinës për fazën kualifikuese të Kupës së Botës, dhe sipas protokolleve të sigurisë për COVID-19, ai mund të karantinoret për 14 ditë.

Në rast se Messi ftohet nga Argjentina, atëherë ai duhet të udhëtojë dy javë para ndeshjes së ekipit kombëtar, dhe kjo do të nënkuptojë se ai nuk do të ishte në dispozicion për Ronald Koeman në ndeshje kundër Villarreal, Celta Vigo e Sevilla.