Messi lirohet nga akuzat NULL NULL 06.10.2015 16:05 06.10.2015 16:05 Autoritetet kanë ardhur në përfundim se asi i Barcelonës nuk ishte në dijeni për veprimet e ndërmarra në shmangien e detyrimeve tatimore, pasi ishte në moshë të re kur këto gjëra kishin ndodhur. Janë hedhur poshtë akuzat për shmangie të tatimit ndaj Lionel Messit, ndërsa prokurorët në Kataluni kanë kërkuar burg 18 muajsh për të babain e tij, Jorge Messi. Asi i Barcelonës qe akuzuar për evazion fiscal në vlerë 4,1 milionë euro, nga viti 2007 deri në vitin 2009. Por autoritetet spanjolel kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tij, duke e bërë fajtor babain e tij për këto veprime. “Nuk mund të vërtetohet që mosdijenia e tij për këto ngjarje ka pasur apo jo ndikim në këto veprime”, thuhej në sqarimin e prokurorisë. Megjithatë, Messi mund të ftohet për të dëshmuar kundër babait të tij, që ka qenë agjent asit argjentinas gjatë gjithë karrierës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 11 orë më parë