Messi konfirmon se Katar 2022 është Kupa e fundit e Botës për të NULL NULL 06.10.2022 21:56 06.10.2022 21:56 Legjenda e futbollit modern, Leo Messi, ka konfirmuar se Kupa e Botës Katar 2022 do të jetë hera e fundit kur ai merr pjesë në kompeticionin më të madh futbollistik. “Kjo sigurisht se do të jetë Kupa e Botës e fundit që marrë pjesë. Vendimi është marrë”, ka thënë sot Messi. Përkundër shumë sukseseve të tij në kompeticionet e tjera, argjentinasi nuk ka arritur ta fitojë trofeun më të madh në futboll bashkë me kombëtaren e tij. Argjentina ka fituar Kupën e Botës dy herë, në vitet 1978 dhe 1986. Megjithatë, Argjentina u shpall kampione e Copa Americas vitin e kaluar, me Messin duke fituar për herë të parë një trofe të madh ndërkombëtar. Argjentina, bashkë me disa kombëtare tjera, konsiderohen si favorite për të u shpallur kampionë të botës në këtë fundvit, shkruan Klankosova.tv. Nëse fiton Argjentina e Messit, kjo fitore madhështore do ishte “qershia mbi tortë” në karrierën e bujshme të lojtarit më të mirë të shekullit 21. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.