Messi, i ndërtuar për Ligën e Kampionëve NULL NULL nga Naim Selmani 27.10.2022 12:05 nga Naim Selmani 27.10.2022 12:05 Ndonëse një numër i skuadrave të mëdha evropiane si dhe një pjesë e futbollistëve nuk do të jenë pjesë e Ligës së Kampionëve këtë sezon, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për Lionel Messin. Ky i fundit e kaloi fazën e grupeve me ekipin francez Paris Saint Germain duke u renditur tani si futbollisti i tretë me më së shumti paraqitje në këtë garë. Messi ka 160 ndeshje në Champions. Para tij qëndron Iker Casillas me 177 paraqitje. Ndërkaq listës i prinë Cristiano Ronaldo me 183 sish. Prandaj argjentinasi ka mundësi t’i përmirësojë shifrat pasi ish portieri i Real Madrid-it është i pensionuar kurse Ronaldo nuk merr pjesë sivjet. Në fitoren ndaj Maccabit, Messi u bë futbollisti më i vjetër në histori që shënon dy herë dhe asiston dy herë si 35-vjeçar e 123 ditë. Po ashtu u bë futbollisti i parë në histori që shënon ndaj 40 skuadrave të ndryshme. Emri i tij figuron edhe për më së shumti gola brenda një viti kalendarik (91) si dhe ai i golave brenda një sezoni (82). Messi dhe PSG ndeshjen e fundit të fazës së grupeve e zhvillojnë ndaj Juventus-it. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.