Messi i magjishëm, Inter Miami me një këmbë në 1/8-ën e Kupës së Botës NULL NULL 19.06.2025 23:03 19.06.2025 23:03 Inter Miami i Leo Messit e ka fituar përballjen e dytë në Kupën e Botës për Klube, të cilën e luajti ndaj Portos. Ekipi portugez ishte duke fituar gjatë pjesës së parë, ku Samu shënoi në minutën e tetë të takimit. Por, më të nisur pjesa e dytë, Segovia vendosi baraspeshë në fushë, pas asistimit të Weigandt në minutën e 47-të, njofton Klankosova.tv. Ndërsa, i magjishmi Leo Messi realizoi super gol në minutën e 54-të për ta vulosur rezultatin përfundimtar. Me këtë fitore, Inter Miami gjendet në vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa Porto në të tretin me vetëm një pikë. Inter Miamit i duhet vetëm edhe një barazim ndaj Palmeiras që të kalojë në 1/8-ën e finaleve të Kupës së Botës për Klube, ndërsa Portos i nevojitet fitorja ndaj Al Ahlyt dhe të llogarisë në humbjen e Inter Miamit nga Palmeiras. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.