Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Messi – Guardiola 3:0

NULL NULL
06.05.2015 22:34
Barcelona ka arritur ta mposhtë Bayern Munchen me rezultat 3:0, me dy golat e Leo Messi dhe një të Neymar.

Magjistari Messi ishte ai që e bëri dallimin.

Sërish.

Barcelona ka arritur ta mposhtë Bayern Munchen me rezultat 3:0, me dy golat e Leo Messi dhe një të Neymar.

Deri në minutën e 77-të mënyra e vetme për të ndalur Messin ishte fauli.

Pikërisht kur mbrojtja bavareze ishte e pakujdesshme, Leo Messi e shfrytëzoi këtë për epërsinë 1:0 për skuadrën e tij.

https://youtu.be/GuFbX4oZr-M

Tre minuta më vonë Messi përsëri e mposhti gjermanin Neuer, për të ngritur epërsinë në 2:0

Ky është goli i 10-të i tij në 11 takime.

https://youtu.be/h7Xztf6y3UE

Rezultati final u arrit në minutat shtesë, kur Neymar – me asistim të Leo Messit – shënoi për 3:0.

https://youtu.be/7pELnvaLbWc

Neuer ishte shpëtimtar në shumë raste, përndryshe epërsia do të ishte shumë më e thellë.

Ndeshja e kthimit luhet në Minhen me 12 Maj.

 

===================================================================

Barcelona avancon 2:0 me golat e Messit në minutën 77 dhe 80.

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të Champions League, Barcelona – Bayern Munchen.

Të dyja palët patën raste të mira për të shënuar, ndonëse Barcelona dominoi.

Suarez dhe Neymar kishin dy raste në fillim të ndeshjes.

Lewandowski u kundërpërgjigj në minutën e 18 për bavarezët.

Në anën tjetër, Messi në minutën 21 pati rastin të shënojë, por gjuajti jashtë.

Suarez rrezikoi me kokë në minutën 26 pas një harkimi nga këndi.

Manuel Neuer ishte shpëtimtari i Bayern në këtë pjesë të lojës duke pritur disa raste të qindpërqindta për shënim.

 

====================================================================

Trajneri Luis Enrique ka vendosur që të startojë me këta lojtarë.

Barcelona: Ter Stegen, Dani Alves, Pique, Masherano, Jordi Alba, Rakitic, Busquets, Iniesta, Neymar, Messi dhe Suarez.
(Zëvendësues: Xavi Hernandez, Pedro Rodriguez, Rafinha, Claudio Bravo, Marc Bartra, Adriano dhe Thomas Vermaelen).

 

Kurse Pep Guardiola përballë katalonasve ka vënë:

Bayern Munchen: Neuer, Rafinha, Boateng, Benatia, Bernat, Lahm, Xabi Alonso, Thiago, Schweinsteiger, Muller dhe Lewandowski.
(Zëvendësues: Dante, Javier Martinez, Claudio Pizarro, Gianluca Gaudino, Mario Goetze, Pepe Reina dhe Mitchell Weiser).

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.