Messi fle e zgjohet me trofeun e Kupës së Botës! (FOTO)  - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Messi fle e zgjohet me trofeun e Kupës së Botës! (FOTO) 

NULL NULL
20.12.2022 13:28

Lionel Messi pati rol të jashtëzakonshëm në fitoren e Argjentinës kundër Francës, në finalen e Kupës së Botës në Katar.

Argjentinasi madje për këtë sukses, ka ndarë edhe një moment pasioni, nga i cili në fotografinë e publikuar shihet se po fle dhe po zgjohet me trofeun e Kupës së Botës, përcjell klankosova.tv.

‘’Mirëmengjes’’, shkruan ylli argjentinas, teksa ka shpërndarë në facebook tri fotografi në njërën edhe duke e puthur dhe ledhatuar trofeun që e rrëmbeu me shpalljen e Argjentinës për herë të tretë Kampion Bote.