Messi fishkëllehet nga tifozët francezë në ndeshjen e fundit (VIDEO) NULL NULL 03.06.2023 21:53 03.06.2023 21:53 Aventura e Lionel Messit me Paris Saint-Germainin nuk përfundoi mirë ashtu siç nisi. Tifozët e PSG-së e kishin pritur me padurim ardhjen e Messit dy vite më parë. Por, tani në vend që ta përshendesin në ndeshjen e fundit, janë duke e fishkëlluar. Kur u thirr emri i Messit para fillimit të ndeshjes së sotme, turma e tifozëve e fishkëllyen. Ndryshe, PSG-ja sot njoftoi edhe zyrtarisht se argjentinasi do të largohet nga klubi. Ai ka ofertë nga Arabia Saudite përkatësisht nga klubi Al-Hilal, ofertë prej 500 milionë eurove. Ndërkohë, në anën tjetër Barcelona është duke tentuar gjithashtu, por është duke pritur leje fillimisht nga La Liga. /Klankosova.tv. Messi getting booed on his last game for PSG LMAOOOOO pic.twitter.com/uJ3tzOhDAh — Albi 🇽🇰 (@albiFCB7) June 3, 2023 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Matip i pafat, shënon autogol në minutat shtesë të takimit për t’i dhënë fitoren Tottenhamit 3 days