Messi feston ditëlindjen sot NULL NULL 24.06.2025 07:42 24.06.2025 07:42 24 qershori është një ditë tejet e veçantë për Lionel Messin. Pikërisht në këtë datë të vitit 1987 ka lindur gjeniu i futbollit. Pra, Messi sot e ka ditëlindjen dhe i mbush 38 vjet. Në karrierën e tij ai ka fituar shumë trofe, në mesin e tyre edhe Kupën e Botës, me Argjentinën në Katar në vitin 2022. Po ashtu ai i ka ‘rrëmbyer’ hiç më pak se tetë “Topa të Artë”. Që nga mosha 21 vjeç, Messi ka qenë i nominuar për të fituar Topin e Artë dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Një vit më vonë, në vitin 2009, ai fitoi çmimet e para të Topit të Artë si dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Argjentinasi, vazhdoi dominimin e tij duke fituar edhe tre Topa të Artë në vitet 2010, 2011 dhe 2012. Lionel Messi, po ashtu fitoi në sezonin 2010–11 UEFA Lojtari më i mirë në Evropë. Në moshën 24 vjeçare, Messi u bë golashënuesi më i mirë i historisë së Barcelonës në të gjitha kompedicionet. Në moshën 25 vjeçare, Messi u bë lojtari më i ri që shënon 200 Gola në La Liga. Në Shtator 2014, Messi arriti shifrën e 400 Gola me klubet dhe kombëtaren që në moshën 27 vjeçare. Gjatë karrierës së tij, ka luajtur për ekipe si: Barcelona, Paris Saint Germain dhe tani luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.