Messi dhuron një milion euro për luftimin e koronavirusit NULL NULL 25.03.2020 09:10 25.03.2020 09:10 Fituesi i gjashtëfisht i “Topit të artë” Lionel Messi, ka bërë një gjest të madh. Ylli i Barcelonës i është bashkuar shumë sportistëve dhe yjeve të tjerë të showbizit që kanë dhuruar mjete financiare për t’iu dalë në ndihmë vendeve të prekura me koronavirus. Messi ka dhuruar një milionë dollar për një spital në Barcelonë. “Leo Messi bën një donacion për të luftuar Covid19 në “Clinic”. Faleminderit shumë Leo për angazhimin dhe mbështetjen tuaj”, thuhet në faqen zyrtare të Twitter në Spitalin Clinic, raporton Marca përcjell Klan Kosova. Më parë është njoftuar se edhe Cristiano Ronaldo ka ndihmuar në këtë kauzë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 14 orë më parë