Mësoni të thoni ''jo'', ndikon pozitivisht në jetën tuaj - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mësoni të thoni ”jo”, ndikon pozitivisht në jetën tuaj

NULL NULL
19/03/2018

Një nënë e pesë fëmijëve e cila ka lënë prapa karrierën e saj prej një ligjvënëse, për t’u bërë një mjeke diete, ka bërë të ditur se pse të mësosh të thuash ”jo” ndikon pozitivisht në jetën dhe shëndetin tuaj.

Geeta Sidhu-Robb, 50 vjeç, themeluese e kompanisë ushqimore të shëndetit Nosh Detox – e cila numëron Madonnan dhe Gwyneth Paltrow si klientë dhe adhurues të flaktë, këmbëngul që duke thënë ”jo” zvogëlon stresin, gjë që e pengon dëmtimin e zorrëve.

Ata besojnë se fjala është kaq e rëndësishme dhe duhet t’u mësohet fëmijëve se si të jenë të kënaqur me thënien jo në rastin më të parë.

Përveç përfitimeve shëndetësore që ofron kjo shprehje, Geeta tha se hedhja poshtë e një ftese – në vend që të thoshte automatikisht po, mund të mbajnë nivelet e larta të energjisë dhe mendjet tona të qarta.