10:30, 20 Qershor 2019

Të dish të gatuash është një nga aftësitë kryesore që duhet t’i kesh për të mbijetuar.

Derisa gatimi për dikë është një punë shumë e thjeshtë, për dikë mund të jetë puna më e komplikuar në botë.

Por, e vërteta duhet të thuhet – gatimi nuk është shkencë, por megjithatë nuk është edhe një punë krejt e lehtë.

Megjithatë një kuzhinier i mirë përpos që duhet t’i dijë përbërësit dhe procedurat e recetave të gatimit, duhet të dijë edhe disa truqe të vogla.

Prandaj, ne kemi vendosur që t’ua lehtësojmë punën. Më poshtë gjeni disa truqe shumë të thjeshta, por jashtëzakonisht produktive për punën tuaj në kuzhinë.

Jemi të sigurt se pasi t’i aplikoni këto që do t’i mësoni në këtë artikull, ju do të ndiheni sikur jeni një kuzhinier profesionist.

Nëse doni rriska të holla të qepëve, përdoreni qëruesin e perimeve

Në mënyrë që qepët e reja të qëndrojnë më gjatë, vendosni ato në një kavanoz qelqi të mbushur me ujë

Nëse shtoni pak çokollatë të zezë në filterin e aparatit të kafesë, kafja juaj do të jetë shumë më e shijshme

15 Food Hacks That Can Spice up Your Cooking Game

Për ta larguar yndyrën e tepërt në ushqimin tuaj, mbështillni disa kuba akulli në një pecetë letre dhe prekni lehtë sipërfaqen e sipërme.

Yndyra do të ngurtësohet dhe absorbohet në pecetën e letrës.

Për patatina më të shijshme, largoni lagështinë e tepërt nga patatet e prera përpara se t’i fërgoni ato

Largoni aromën e hudhrës dhe qepës nga duart tuaja duke i fërkuar duart me çelik që nuk ndryshket dhe më pas lani ato.

Parandaloni nxirjen e mollëve të prera duke i ruajtur ato në një enë me ujë ku keni hedhur paraprakisht disa pika limoni

Ruani bukën më mirë duke vendosur pak selino të freskët në qesen ku e ruani atë

Ngadalësoni prishjen e domateve duke i ruajtur ato të kthyera me kokë poshtë, në temperaturë dhome.

15 Food Hacks That Can Spice up Your Cooking Game

Në mënyrë që të mos qani derisa prisni qepët, mbani ato paraprakisht në frigorifer për 15 minuta

15 Food Hacks That Can Spice up Your Cooking Game

Largoni bishtat e erëzave si majdanozi duke i vendosur ato nëpër vrimat e kullueses dhe më pas duke i këputur lehtësisht

Nëse shtoni pak kripë para fërgimit në fëltere, ushqimet tuaja do të thithin më pak vaj

15 Food Hacks That Can Spice up Your Cooking Game

Parandaloni aromën e pakëndshme të ushqimeve të fërguara duke vendosur lëkurë molle dhe disa rriska molle në fëltere bashkë me vajin përpara fërgimit

15 Food Hacks That Can Spice up Your Cooking Game

Për ta parandaluar shtypjen e brumit, mos e përdorni thikën për prerje, por perin

 

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë