Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mësohet e ardhmja e Ronaldos në karrierën ndërkombëtare

NULL NULL
16.03.2023 09:11
Ronaldo

Karriera e Cristiano Ronaldos në Portugali nuk ka përfunduar ende, me trajnerin e ri Roberto Martinez që do ta fus atë në listë për kualifikueset e ardhshme të Euro 2024.

Kjo është sipas informacioneve të fundit nga The Athletic, të cilët raportojnë se Martinez zhvilloi bisedime me sulmuesin veteran këtë javë, përpara se ta thërriste atë. Ronaldo kishte refuzuar të tërhiqej nga e ardhmja e tij ndërkombëtare pasi u mënjanua nga Fernando Santos në Katar.

38-vjeçari gjithashtu u largua nga Evropa në fund të vitit të kaluar, duke nënshkruar për skuadrën saudite Al-Nassr, me të cilët që atëherë ka shënuar tetë gola në nëntë ndeshje.

Ylli portugez aktualisht krenohet me më së shumti paraqitje ndërkombëtare në historinë e futbollit të meshkujve, së bashku me Bader Al-Mutawa të Kuvajtit, i cili do të jetë po ashtu në aksion kundër Filipineve në të njëjtën ditë që Portugalia do të presë Lihtenshtajnin.

Për Martinez, ajo ndeshje do të jetë e para që kur mori drejtimin pas dorëheqjes së tij nga detyra në Belgjikë pas Kupës së Botës, ku spanjolli ka të ngjarë të bëhet trajneri i pestë që Ronaldo ka luajtur në një karrierë gati 20-vjeçare ndërkombëtare, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

Ka të ngjarë që 38-vjeçari të luajë kundër Lihtenshtajnin dhe Irlandës.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.