8:45, 23 Gusht 2019

Është përfolur shumë mungesa e Marina Vjollcës prej disa kohësh tashmë në ekran, por ajo çfarë konsiderohet e ditur është se prezantuesja do të mbetej në Tv Klan, e së ndoshta do të ishte moderatorja kryesore e një spektakli gjatë ditëve të shtuna. Dilemave duket i ka dhënë fund një pohim i producentit Turjan Hyska.

Ai tha për Anabel se se “po punon me një spektakël prime time në Klan”, i cili do të transmetohet në orën 21:00, çdo të shtunë. Pikërisht në këtë program  do të përfshihet Olsi Bylyku, aktorë të tjerë të “Duplex“, balerinë e  DJ , ndërsa në moderim sipas producentit do të jetë Marina Vjollca.

Diskutime të shumta rrethojnë tani “Xing me Ermalin”, për të cilin ka fjalë se kontrata me Tv Klan nuk do të rinovohet.

Konkurs Pune

Lexo më shumë