Mesjavë e ashpër në Superligë, shpërndahen tre karton të kuq (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 03.05.2023 18:43 nga Endrit Zogaj 03.05.2023 18:43 Të mërkuren u zvhilluan tri ndeshje në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll. Ferizaj fitoi në shtëpi 2-0 përballë Drenicës. Të dy ekipet po luftojnë ashpër për mbetjen në elitën e futbollit kosovar. Kjo ndeshje ishte shumë e ashpër edhe në duele mes futbollistëve. Të dy ekipet gjatë pjesës së dytë luajtënme nga një lojtarë më pak, pasi tek Drenica u ndëshkua me karton të kuq Lukman Hussein, ndërsa te Ferizaj Enhar Cakolli. Me një futbollist më pak luajti edhe Dukagjini ndaj Gjilanit në shtatë minutat e fundit të ndeshjes. Nga loja u përjashtua mbrojtësi Ardin Dallku. Tri pikë në këtë ballafaqim i fituan “Skifterat”. Përjashtime të lojtarëve nuk pati në sfidën ndërmjet Malishevës dhe Trepçës ’89. Këtë sfidë e fitoi Malisheva në “Liman Gegaj”, me rezultat 1-0.