Meshkujt që duan makina të shpejta kanë penis të vogël, thotë studimi i ri NULL NULL 14.01.2023 13:27 14.01.2023 13:27 Një hulumtim i bërë nga studiuesit në Kolegjin Universitar në Londër tha se meshkujt që drejtojnë makina të shpejta shpesh kanë penis më të vogël se mesatarja. Sipas studiuesve, makinat sportive ishin më të zgjedhurat për meshkujt mbi 30 vjeç, të cilët mendonin se madhësia e penisit të tyre ishte nën mesataren. “Ata që besonin se kishin një penis më të madh treguan një interes në rënie për automjetet luksoze”, thuhet në studim, shkruan Dailystar, transmeton Klankosova.tv. Studimi vjen pas shakasë që aktivistja për klimën, Greta Thunberg e bëri me mizogjenin e vetë-rrëfyer Tate, i cili i kërkoi asaj emailin në mënyrë që t’i dërgonte detajet e makinave të tij. Kurse, Thunberg u përgjigj “po, ju lutem. Më dërgoni email në smalldickenergy@getalife.com”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.