Meshë solidarizimi në Prishtinë pas tragjedisë së Parisit NULL NULL 15/11/2015 15/11/2015 Në kishën katolike në Prishtinë është mbajtur një meshë solidarizimi me popullin francez pas ngjarjeve që ndodhën në Paris dy ditë më parë. Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji i cili udhëhoqi ketë meshë, sulmin ne Francë në të cilin mbeten të vrarë 130 civilë e cilësoi si akt të trishtuar kundër vlerave të mbarë popujve në gjithë botën, njofton Klan Kosova. Gjergji, përveç kësaj meshe i ka dërguar edhe një letër ipeshkvit të Parisit, në të cilën shpreh solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Francës.
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022