20:24, 19 Mars 2020

Era dhe Lisi, dy fëmijë me prejardhje kosovare që jetojnë në Vjenë të Austrisë, kanë dhënë një mesazh simpatik në lidhje me virusin Korona.

Motra dhe vëllau, i kanë treguar, sic kanë thënë, “krejt botës” çka duhet bërë për ta evituar infektimin që pason më sëmundjen COVID 19.

Shpjegimi i tyre është unik, jo vetëm për njohuritë që ata kanë në lidhje me virusin, por edhe për mënyrën se si e transmetojnë porosinë e tyre në shqip, gjuhë kjo që ata e flasin në shtëpi, por jo edhe në kopësht e shkollë.

Mesazhi i tyre është bërë publik nga nëna e tyre, në facebook.

Konkurs Pune

Lexo më shumë