Mesazhet raciste ndaj Kosovës, Serbia gjobitet me 14 mijë euro nga UEFA NULL NULL 19.06.2024 21:43 19.06.2024 21:43 Mesazhet raciste të tifozëve serbë gjatë ndeshjes kundër Anglisë Federata Serbe e Futbollit është gjobitur më 14 mijë e 500 euro nga UEFA pas ankesës së bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës. FFK-ja u ankua në UEFA pasi tifozët serbë, gjatë ndeshjes kundër Anglisë, shfaqën hartën e Kosovës me flamur serb brenda saj, ku për këtë Federata Serbe e Futbollit u gjobit me 10 mijë euro, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, me 4 mijë e 500 euro serbët u gjobitën për hedhjen e objekteve në fushën e lojës. Bëhet e ditur se hetimi i UEFA-s mbi akuzat për thirrje raciste ndaj lojtarëve të Anglisë gjatë ndeshjes së grupit C ende nuk është hapur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.