Lajmet e fundit

Raphinha ishte protagonist në fitoren 5-0 të Barcelonës ndaj Elches, duke shënuar edhe golin e parë të katalanasve këtë sezon.
Braziliani realizoi nga penalltia në minutën e 14-të, por vëmendjen më të madhe e mori festimi i tij në stilin e Spider-Manit.
Festimi menjëherë lidhi emrin e Raphinhas me Julian Alvarezin, objektivin kryesor të Barcelonës në këtë afat kalimtar.
Sulmuesi argjentinas njihet me nofkën “La Arana” (Merimanga) dhe në të kaluarën ka festuar në mënyrë të ngjashme.
Sipas raportimeve të përcjella nga Fabrizio Romano, kjo është interpretuar si një mesazh i Raphinhas për Alvarezin që t’i bashkohet Barcelonës.
Alvarez thuhet se dëshiron vetëm kalimin te Barcelona, ndërsa Atletico Madridi nuk është i gatshëm ta humbasë lehtësisht sulmuesin.
E ardhmja e argjentinasit mbetet e paqartë, ndërsa afati kalimtar po hyn në ditët e fundit. Tashmë mbetet të shihet nëse Atletico do ta lejojë Alvarezin të transferohet në Camp Nou.