Mes viktimave në Cetinë edhe dy fëmijë, sulmuesi u vra nga një bashkëqytetar NULL NULL 12.08.2022 22:01 12.08.2022 22:01 Prokurorja në Mal të Zi, Andrijana Nastiq, ka deklaruar se në mesin e të vrarëve në tragjedinë e sotme në Cetinë janë edhe dy fëmijë dhe se, sipas dyshimeve fillestare, sulmuesi është vrarë nga një bashkëqytetar dhe jo nga policia, siç është raportuar më parë. Mësohet se tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas të cilit sulmuesi 34-vjeçar, i quajtur Vuk Borilloviq, ka qëlluar kalimtarët në rrugë. 2 të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinës, ndërsa katër të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Qendra Emergjente e KCCG tha për TVCG se një burrë u pranua me lëndime të rënda në kokë dhe gjoks. Tre pacientë u desh të dërgoheshin me urgjencë në sallën e operacionit dhe lëndimet ishin mjaft të rënda. Nga dëshmitarët okularë në vendngjarje mësohet se sulmuesi ka kaluar nëpër lagje dhe ka qëlluar rastësisht në drejtim të qytetarëve që ndodheshin aty. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit 8 minuta më parë
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 25 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit mes dy vendeve 26 minuta më parë