Mes shumë krizave në vend, jep dorëheqje kryeministrja e Moldavisë NULL NULL 10.02.2023 14:10 10.02.2023 14:10 Qeveria e Moldavisë u rrëzua të premten pasi kryeministrja pro-perëndimore Natalia Gavrilita dha dorëheqjen, duke shtuar një seri krizash që kanë kapluar kombin e vogël që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj, Ukrainën. Gavrilita tha në një konferencë shtypi se “ka ardhur koha që unë të njoftoj dorëheqjen time” dhe tha se askush nuk priste që qeveria e saj, e zgjedhur në verën e vitit 2021, “do të duhej të menaxhonte kaq shumë kriza të shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë”, raporton “Euronews”. Kryeministria e Gavrilitës u shënua nga një varg i gjatë problemesh. Këto përfshijnë një krizë akute energjetike, inflacion në rritje dhe disa incidente shqetësuese si raketat nga lufta në Ukrainën fqinje që përshkojnë qiejt e saj. Të premten në mëngjes, shefi ushtarak i Ukrainës konfirmoi një incident të ri, pasi dy raketa ruse fluturuan mbi hapësirën ajrore të Moldavisë përpara se të hynin në Ukrainë. Raketat u hodhën nga Deti i Zi, thanë zyrtarët. Autoritetet moldave konfirmuan deklaratën e Ukrainës dhe thirrën ambasadorin rus për të protestuar “kundër shkeljes së papranueshme të hapësirës sonë ajrore nga një raketë ruse”, thuhet në një deklaratë. Një qeveri e re do të emërohet nga presidentja Maia Sandu dhe më pas duhet të miratohet nga parlamenti 101-vendësh i Moldavisë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj për marrëveshjen e Kurtit: Asociacion, ose autonomi për serbët në veri (VIDEO) 23 minuta më parë