Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mes shiut e breshrit Gjermania kualifikohet për në çerekfinale

NULL NULL
29.06.2024 23:18

Gjermania është bërë kombëtarja e dytë, pas Zvicrës, që është kualifikuar në çerekfinale të Euro 2024.

Kjo pasi Gjermania triumfoi ndaj Danimarkës me rezultat prej 2-0, njofton Klankosova.tv.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të rregullt, teksa në minutën e 4-të të takimit Gjermania shënoi, por që goli u anulua për faull.

Ndërsa në minutën e 36-të të takimit, ndeshja u ndërpre për shkak të shiut të madh dhe breshrit.

Kurse në minutën e 48-të, ishte Danimarka ajo që shënoi por goli i Andersen u anulua për offside, ndërkaq pesë minuta më vonë, Gjermania shënoi gol të rregullt nga pika e bardhë me anë të Havertz.

Rezultati u dyfishua në minutën e 68-të, ku Musiala shënoi për 2-0, teksa danezët nuk arritën të bënin më shumë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.