Lajmet e fundit

Gjermania ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë në integrimin evropian të Kosovës.
Në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur dje në Shën Stefan të Malit të Zi, kancelari gjerman Friedrich Merz theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke deklaruar se “BE-ja duhet të zgjerohet”.
“Në Samitin e djeshëm të Procesit të Berlinit, në Sveti Stefan, Gjermania rikonfirmoi mbështetjen e saj për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, thuhet në postimin në X të ambasadës gjermane në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
“Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj mbështetjes së saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës”.
“Bashkëpunimi rajonal tashmë po sjell përfitime konkrete për qytetarët: Lehtësim të tregtisë, njohjen ekualifikimeve profesionale, më shumë mundësi për të rinjtë”.