15:00, 16 Korrik 2019

Futbollisti i Napolit, Dries Mertens, ka thënë se ky klub duhet të transferojë lojtarë të nivelit më të lartë si puna e James Rodriguez, sipas Goal.

Nënkampioni italian është në bisedime për t’i siguruar shërbimet e kolumbianit të Real Madridit, dhe Mertens beson që lojtarët e llojit të tij do ta bënin dallimin e madh në luftën e tyre për titull kampioni në Serie A.

“Të gjithë ata që i blejmë duhet të jenë në nivelin më të lartë, me ç’rast dikush si James do të mirëpritej për të synuar edhe më shumë”, ka thënë belgu.

“Ai do të mund ta bënte dallimin”, ka vijuar ai.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë