Merrni erë luleve NULL NULL 05.05.2015 22:34 05.05.2015 22:34 Aroma e luleve mund të ndikojë në aktivitetin e gjeneve dhe të qelizave të gjakut, duke reduktuar ndjeshëm nivelin e stresit. Në një studim të realizuar në Japoni pohohet se aroma e luleve ka një efekt pozitiv në organizëm. Aroma mund të ndikojë në aktivitetin e gjeneve dhe të qelizave të gjakut duke reduktuar ndjeshëm nivelin e stresit. Studimi është i realizuar vetëm me minj prandaj dhe rezultatet mund të shikohen me kujdes. Akio Nakamura dhe bashkëpunëtorët e tij kanë eksperimentuar në disa situata stresuese dhe kanë verifikuar në vetvete impaktin e linalool, një agjent kimit përgjegjës i një arome prezentë në disa lloje lulesh si portokalli, ulliri, mango, limoni. Rezultati ishte se linalooli, që zakonisht përdoret në produkte komerciale, ka kryer një veprim represiv mbi disa ndryshime në qelizat e gjakut dhe në shprehjen e gjenit që i atribuohen stresit. Studiuesit shprehen se fakti që efekti i aromës matet përmes analizave të gjakut në të ardhmen mund të testohet edhe te njeriu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.