Merret vesh më i miri i FSK-së - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Merret vesh më i miri i FSK-së

NULL NULL
08.05.2015 08:38
FSK-ja sot do ta shpall ushtarin më të mirë të këtij viti.

Forca e Sigurisë së Kosovës, sot me një ceremoni do të shpall zyrtarisht ushtarin më të mirë të këtij viti.

Ceremonia mbahet në orën 13:00, në amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale, në Kazermën ‘’Adem Jashari të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Prishtinë.

Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, si gjeneralë dhe komandant të njësive të FSK-së.

22 pjesëtarë të përzgjedhur të të gjitha njësive të Forcës së Sigurisë garuan për këtë epitet.

Ndryshe, për ta marrë këtë çmim, ushtarët u testuan në lëmitë si : Navigim tokësor (ditën dhe natën),gjuajtja me armë të gjata,test fizik, kalimi i poligonit me pengesa, test me shkrim në njohuri të përgjithshmeushtarake, marshim në distancë të gjatë me ngarkesë.