Merret vendim që mundësit që ishin në Turqi gjatë tërmetit, do të dërgohen në kamp rehabilitimi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Merret vendim që mundësit që ishin në Turqi gjatë tërmetit, do të dërgohen në kamp rehabilitimi

NULL NULL
27.03.2023 11:38

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 24-të të tij, në të cilën u shqyrtuan pika të ndryshme të rendit të ditës.

Në këtë mbledhje është marr vendim që të mbështesin mundësit e rinj me dërgimin në një kamp rehabilitimi pas traumave të pësuara gjatë tërmetit që goditi Turqinë, në fillim të shkurtit, transmeton Klankosova.tv.

“BE vendosi të mbështesë mundësit e rinj me dërgimin në një kamp rehabilitimi pas traumave të pësuara gjatë tërmetit në Turqi”, thuhet në njoftim.

Mundësit ndodheshin në Kahramanarash për një turne ndërkombëtar.