Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër

NULL NULL
28.04.2023 15:42
Policia e Korces

Policia e Korçës ka proceduar penalisht një person i cili ka marrë peng në zyrën e saj një avokate.

Personi në fjalë përdori një pistoletë me ajër për të kanosur avokaten, e cila ishte përfaqësuesja e tij ligjore për një mosmarrëveshje pronësie që ai kishte në gjykatë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një armë sportive (pistoletë pneumatike) dhe i ka hequr lirinë në zyrën e saj, një avokateje, të cilën ky shtetas e kishte përfaqësuesen e tij ligjore në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie”, njofton policia shqiptare. /euronews.al

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.