Merr flakë vetura në lëvizje në Gjilan, digjet e tëra

Merr flakë vetura në lëvizje në Gjilan, digjet e tëra

NULL NULL
2 months më parë

Një veturë është përfshirë nga flakët derisa ishte në lëvizje në rrugën e “Malishevës” në Gjilan.

Sipas informacioneve të para nuk ka persona të lënduar, derisa zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se vetura është shkatërruar e tëra.

“Ju njoftojmë se me datë 23 korrik 2021 rreth orës 11:00 është raportuar se një veturë ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje në rrugën e “Malishevës” në Gjilan. Patrulla policore si dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur rastit. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit. Vetura që ka mare flakë aksidentalisht është Golf II me targa 06, e njëjta si pasojë e zjarrit është shkatërruar e tëra”.

“Fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka person të lënduar. Policia e Kosovës nga stacioni policor i Gjilanit janë duke i hetuar shkaqet se si ka ardhur deri te zjarri”, tha Hashani.

Ai shtoi se dëme të vogla nga zjarri ka pësuar edhe vetura që ishte e parkuar në afërsi.