Merr 400 thirrje në telefon, Gjykata i jep të drejtë për pronën (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 02.12.2024 19:48 nga Florentina Hoti 02.12.2024 19:48 Çelësi që kishte në dorë, këtë herë e çeli derën e lokalit të tij. Madje edhe arsyeja pse ekipi i KIKS-it mori rrugën për në qytetin e Prizrenit, ishte një Kiks Suksesi. Kjo ngase, pas shumë vitesh, Admir Paliqko po shkel brenda pronës së tij, pa frikën se mund të ndodhë ndonjë incident me qiramarrësin e tij. Pas shumë përpjekjesh, Gjykata i dha të drejtë Admirit. Herën e fundit që familja Paliqko ishte në Gjykatë iu doli për hajr, madje u kthyen në shtëpi me lot gëzimi. Vendimi i Gjykatës, për Admirin ishte sikur të kishte lindur për herën e dytë. Gëzimi për kthimin e pronës që ia la trashëgim babai duket se nuk ishte vetëm për Admirin. Kjo ngase, sic thotë ai, në telefonin e tij janë regjistruar 400 thirrje, urime të njëpasnjëshme për triumfin e tij karshi qiramarrësit. Mbrojtja e Palickos, Fazli Brahaj, në intervistën e tij për Kiks Kosovën, ka thënë se janë duke vazhduar procedurat për dëmshpërblim, dhe sipas tij, tashmë e kanë edhe një betejë të fundit për ta fituar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova NATO, central me gaz dhe amnisti fiskale - Premtimet kryesore të Ramush Haradinajt (VIDEO) 34 minuta më parë
Kosova Shkak i kushteve atmosferike, LDK-ja e shtyn prezantimin e projektit për Qendren e Skijimit në Brezovicë 13 orë më parë