Merkel viziton në spital opozitarin rus i cili u helmua me Novichok

Merkel viziton në spital opozitarin rus i cili u helmua me Novichok

NULL NULL
1 muaj më parë

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë një vizitë personale politikanit rus Alexei Navalny, i cili njihet edhe si kritik i Kremlinit.

Navalny i cili është helmuar në mënyrë të dyshimtë, është duke u trajtuar në njërin nga spitalet e Berlinit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Kjo vizitë e Merkelit mund ta shqetësojë Moskën, e cila hedh poshtë gjetjen e ekspertëve gjermanë, francezë dhe suedezë, që thonë se Navalny është helmuar me një agjent nervor në Rusi gjatë muajit të kaluar.

Gjermania ende është në pritje të një shpjegimi nga ana e qeverisë ruse lidhur me rastin.

klankosova.tv