13:30, 16 Maj 2019

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se ajo dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ‘përlahen’ për çështje të ndryshme politike dhe se kanë pikëpamje të ndryshme, por që në fund provojnë që të bashkëpunojnë dhe të gjejnë kompromis.

“Natyrisht, ne përlahemi me njëri-tjetrin”, ka thënë Merkel duke folur për marrëdhëniet në mes të liderëve kryesorë të BE-së, të cilët kanë pasur mospajtime të ndryshme se si blloku duhet të përballet me Brexit, eksportin e armëve dhe politikat klimatike.

“Ka dallime në mentalitetin më mes neve dhe dallime në kuptimin e rolit tonë”, ka thënë Merkel, duke folur për Sueddeutsche Zeitung, transmeton Klan Kosova.

E pyetur nëse marrëdhëniet e aj me Macron janë përkeqësuar në muajt e fundit, Merkel është përgjigjur: “Jo. Jo edhe aq”.

Kancelarja ka deklaruar se Berlini dhe Parisi pajtohet “natyrshëm në çështjet e mëdha”.

“Kështu ne bëjmë më shumë për Evropën, edhe sot”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë