Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Merkel sot viziton Aushvicin për herën e parë

NULL NULL
06.12.2019 08:21

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do ta vizitojë kampin e koncentrimit në Aushvic këtë të premte.

Kjo do të jetë vizita e saj e parë aty ku regjimi nazist vrau afërsisht 1.1 milion njerëz, ku shumica prej tyre ishin hebrenj, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Merkel do të marrë pjesë në ceremoni bashkë me të mbijetuarit nga kampi dhe Kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki.

Kjo vizitë bëhet në mesi rritjesh të anti-semitismit gjerman dhe para përvjetorit të 75-të të clirimit të kampit.

Mbi gjashtë milionë hebrenj ishin vrarë gjatë Holokaustit, në një kampanjë naziste për të shkatërruar popullatën hebreje në Evropë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.