Merkel: S’ka asgjë për të dërguarin special, dialogu pas zgjedhjeve në Kosovë NULL NULL 18.09.2019 15:48 18.09.2019 15:48 Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se nuk mund të thoshte asgjë në lidhje me raportimet se Gjermania dhe Franca mund të caktonin një të dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi. Merkel tha në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq se Gjermania dhe Franca janë përpjekur, dhe janë ende duke u përpjekur, të iniciojnë dialogun si dhe të bëjnë diçka në lidhje me taksën e vendosur nga autoritetet kosovare ndaj produkteve serbe. Ajo kujtoi se procesi ishte ndërprerë dhe theksoi se dialogu do të rifillojë pas zgjedhjeve të Kosovës të 6 tetorit. “Deri më tani, nuk ka qenë e mundur të vendoset dialogu për shkak të taksës”, transmeton Klan Kosova. Kancelarja gjermane kur u pyet nga reporterët nëse Berlini dhe BE-ja kanë ndonjë afat kohor kur mund të arrihet ndonjë marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe nëse data e pranimit në BE ajo e vitit 2025 është akoma e vlefshme për Serbinë, ajo tha: “Sa më shpejt aq më mirë”. “Nuk ka afate kohore kur disa gjëra duhet të mbarojnë, por sa më shpejt aq më mirë,” tha Merkel, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.