Merkel pritet me ceremoni solemne nga Zaev NULL NULL 08/09/2018 08/09/2018 Kancelarja gjermane, Angela Merkel në vizitën që ajo sot po bënë në shtetin e Maqedonisë është pritur me ceremoni solemne nga kryeministri i këtij vendi, Zoran Zaev. Merkel, e cila është kancelarja e parë që po viziton shtetin maqedonas, do të përcjell mbështetjen ndërkombëtare për referendumin e ardhshëm të caktuar për 30 shtator, ku qytetarët do të përgjigjen për zgjidhjen e kontestit për emër me Greqinë dhe integrimin në NATO dhe BE. Para saj Maqedoninë e vizituan edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg, ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Jean Asselborn dhe kancelari austriak, Sebastian Kurz.