Merkel: Ne kemi interesa të përbashkëta me Turqinë NULL NULL 16.05.2019 18:17 16.05.2019 18:17 German Chancellor Angela Merkel and Turkish President Tayyip Erdogan address a news conference at the chancellery in Berlin, Germany, September 28, 2018. REUTERS/Fabrizio Bensch Merkel theksoi rolin e rëndësishëm të Turqisë për një zgjidhje politike në Siri dhe në luftën kundër terrorizmit, si fusha ku të dy vendet kanë interesa të përbashkëta. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka theksuar rëndësinë strategjike të Turqisë për vendin e saj, pavarësisht dallimeve të vazhdueshme politike midis Berlinit dhe Ankarasë. “Vlerat tona politike dallojnë në shumë fusha, sidoqoftë ne kemi interesa të përbashkëta”, tha Merkel në një intervistë për të përditshmen “Suddeutsche Zeitung”, përcjellë Klan Kosova. Ajo theksoi rolin e rëndësishëm të Turqisë për një zgjidhje politike në Siri dhe në luftën kundër terrorizmit, si fusha ku të dyja vendet kanë interesa të përbashkëta. “Politika e jashtme gjithmonë ndiqet si një përzierje vlerash dhe interesash. Kjo po ashtu duhet të gjejë ekuilibrin e duhur këtu”, tha Merkel, duke hedhur poshtë kritikat nga partitë opozitare gjermane rreth politikës së qeverisë së saj ndaj Turqisë. Bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE E pyetur për ngecjen e përpjekjes së Ankarasë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), kancelarja gjermane shprehu skepticizëm në lidhje me një perspektivë të plotë anëtarësimi të Turqisë. “Zhvillimet aktuale pas zgjedhjeve lokale nuk e bëjnë më të mundshme që Turqia të bashkohet me BE-në”, tha Merkel, duke shtuar se ajo ka qenë gjithmonë skeptike për një perspektivë të plotë anëtarësimi, por favorizoi “marrëdhëniet e veçanta” midis BE-së dhe Turqisë. Megjithatë, Merkel po ashtu mbështeti vazhdimin e bisedimeve të pranimit në një mënyrë të hapur, pasi kjo iu premtua Turqisë në vitin 2005, para se Kristian-Demokratët e saj (CDU/CSU) të vijnë në pushtet në Gjermani. Procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE prej kohësh ka qenë një çështje përçarëse në politikën gjermane, pasi Social-Demokratët kanë mbështetur një perspektivë të plotë anëtarësimi, ndërsa Kristian-Demokratët favorizojnë një partneritet të veçantë me Turqinë. Para zgjedhjeve të javës së ardhshme të Parlamentit Evropian, konservatorët gjermanë dhe kandidati i tyre kryesor, Manfred Weber, nisën një fushatë kundër anëtarësimit të Turqisë në BE. Weber po përpiqet për t’u zgjedhur president i Komisionit Evropian, pas Jean-Claude Juncker, mandati i të cilit do të përfundojë në tetor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës 14 minuta më parë