22:23, 19 Janar 2020

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mblodhi të dielën aktorët kryesorë global në një konference ndërkombëtare për krizën në Libi.

Qëllimi është frenimi i ndërhyrjeve të huaja ushtarake, dhe forcimi i armë-pushimit ekzistues në mes të dy forcave rivale që po luftojnë atje për kontrollin e kryeqytetit Tripoli.

Gjermania me muaj të tërë është duke përkrahur përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe të dërguarit të tij për në Libi, Ghanyan Salame, për të ndaluar luftimet në këtë shtet afrikan.

Para se të fillohet me punimet e samitit  ndaras nga të tjerët, Presidenti rus Vladimir Putin u takua me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan. Pos tyre në takim po marrin pjesë edhe Presidenti Francez,Emanuel Makron, Kryeministri Italian Giuseppe Conte, Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo dhe Kryeministri britanik, Boris Johnson.

Kronikë e gazetares Mejreme Gashi.

Konkurs Pune

Lexo më shumë