Merkel: Kriza e emigrantëve test historik për Europën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Merkel: Kriza e emigrantëve test historik për Europën

NULL NULL
14/12/2015

Në lidhje me krizën e emigrantëve që ka përfshirë gjithë globin, zonja e hekurt Angela Merkel, nuk ka ndaluar së komentuari për veprimet e mëtutjeshme që duhet ndërmarrë Bashkimi Europian për trajtimin e ‘’mysafirëve’’ azilkërkues.

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjendjen e migrantëve e ka përshkruajtur si ‘’test historik’’ për gjithë Europën, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë pas këtyre deklarimeve ajo bëri të ditur që në krahasim me numrin apo fluksin e madh të emigrantëve ata do të reduktohen, hap ky që ishte paralajmëruar nga disa anëtarë të partisë kohë më parë.

Sipas Qeverisë së Gjermanisë, rezultatet e zyrtarëve tregojnë që ky shtet pret më shumë se 1 milion refugjatë vetëm gjatë 2015’ës, transmeton Klan Kosova.