Merkel: Jemi ende në fillim të pandemisë NULL NULL 27.05.2020 21:42 27.05.2020 21:42 BERLIN, GERMANY - APRIL 15: German Chancellor Angela Merkel informs the press about the latest measures of the government in the fight against the COVID-19 pandemic following a video conference with the leaders of the German federal states in the Chancellery on April 16, 2020 in Berlin, Germany. Merkel announced first steps in undoing coronavirus restrictions that have plunged the economy into a recession, with most shops allowed to open although schools must stay closed until May 4. (Photo by Christian Marquardt - Pool/Getty Images) Qeveria federale e Gjermanisë po monitoron situatën e pandemisë nga afër, por përgjegjësia praktike qëndron gjithnjë e më shumë në 16 shtetet rajonale, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo porositi që të tregohet kujdes, për të shmangur përhapjen e virusit, duke kërkuar zbatimin e masave të distancës fizike dhe vendosjes së maskës mbrojtëse. “Ne akoma jemi në fillimin e pandemisë”, u tha ajo gazetarëve, transmeton REL. Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në Gjermani janë regjistruar gjithsej 181,293 raste me COVID-19, dhe 8,408 viktima. Të hënën ky vend ka lehtësuar masat e izolimit duke lejuar hapjen e restoraneve. Gjermania është zhytur në recesion, pasi pësoi tkurrjen e saj më të madhe tremujore, që nga kriza financiare e vitit 2009. Ekonomia u tkurr me 2.2% në tre muajt e parë të vitit 2020, pasi dyqanet dhe bizneset u mbyllën, në mes të marsit, për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 24 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 28 minuta më parë