19:03, 15 Maj 2019

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një intervistë për gazetën prestigjioze britanike “The Guardian”, ka thënë se Evropa të jetë e bashkuar për t’i bërë ballë sfidave të ndryshme, përfshirë ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhje, goditjen ekonomike të Kinës dhe monopolin amerikan të shërbimeve digjitale.

“Evropa duhet ta ripozicionojë veten në një botë të ndryshuar. Gjërat e padyshimta që vlenin pas luftërave nuk vlejnë më”, tha Merkel nga zyra e saj në Berlin”.

E para e ekzekutivit gjerman theksoi se Kina Rusia dhe SHBA, sipas saj po detyron vendet e BE-së të bëhen bashkë edhe përkundër interesave të ndryshme.

“Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara) po na detyrojnë të gjejmë pozita të përbashkëta. Kjo shpesh është e vështirë për shkak të interesave tona të ndryshme”.

Sipas saj, Brexiti është pika më e madhe e kthesës në Evropë në vitet e fundit, por se topi tashmë ndodhet në fushën e Britanisë së Madhe.

“Për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian nevojitet shumica parlamentare në Londër”, tha ajo.

Këto deklarata të Merkelit vijnë disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve evropiane, të cilat po shihen si mundësi e mirë që populistët në Gjermani dhe në tërë kontinentin ta rrisin ndikimin e tyre.

Konkurs Pune

Lexo më shumë