Merkel e mbyll "Open Balkan" (VIDEO)

Merkel e mbyll “Open Balkan” (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 5 days më parë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka qëndruar për disa orë këtë të marte në Tiranë të Shqipërisë.

Pas takimit me homologun shqiptar Edi Rama, kryeministrja nga Berlini tha se ajo i mbështet fort nismat e bashkëpunimit rajonal, por jo atë që quhet “Ballkani i Hapur” që e themeluan Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut, e të cilin e refuzojnë  Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja.

“Procesi i Berlinit është bërthama e gjithçkaje dhe në këtë kontekst ai s’mund të zëvendësohet me diçka tjetër. Gjërat mund të përshpejtohen brenda këtij procesi. Ballkani ka mësuar të bashkëpunojë e jo vetëm të qëndrojë ulur me njëri-tjetrin”,tha Merkel.

Kurse Rama, thotë se nuk pajtohet dot me vendet refuzuese të “Open Balkan”, specifikisht me Kosovën.

“Pengesa për të ecur më shpejtë është që Serbia nuk e pranonte lëvizjen lirë të njerëzve sepse kishte paragjykimin se nëse ne fusim lirinë e lëvizjes, lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për vetën e vet por bënë teori konspiracioni për Open Ballkan. Traseja është e shtruar, Open Ballkan është mekanizëm për ta përshpejtuar procesin e Berlinit” shtoi Rama.

Paraprakisht Angela Merkel gjatë qëndrimit në Tiranë takoi edhe kryeministrat e pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.