Merkel: Do të bisedoj me Macron për hapjen sa më shpejtë të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut NULL NULL 21.11.2019 09:36 21.11.2019 09:36 Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, tha se do të bisedoj me presidentin e Francës Emmanuel Macron, për të krijuar kushtet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo theksoi se dëshiron konsensus sa më të shpejtë për reformën e zgjerimi të Bashkimit Evropian. Këto deklarata ajo i bëri pas takimit me homologun e saj kroat, Andrej Plenkoviç. “I mbështesim planet e qeverisë kroate për të organizuar një konferencë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor në formatin e plotë Bashkimit Evropian. Dhe do të jetë e rëndësishme që ne të krijojmë kushtet për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Merkel. “Ne tani duhet të bisedojmë me Francën dhe këtë duhet ta bëjmë shumë intensivisht, për të saktësuar elementet që duhen përmirësuar , që duhen ndryshuar, në procesin e zgjerimit. Jemi të gatshëm të bisedojmë, edhe pse qysh sot kemi një numër të madh mundësish për të qenë fleksibël”- shtoi Merkel. Sipas shefes së qeverisë gjermane reformimi i zgjerimit “duhet t’u ofrojë vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë reale anëtarësimi”. Ajo paralajmëroi se reformimi nuk duhet të ketë si pasojë që BE-ja të tërhiqet nga premtimet e bëra. Kancelarja gjermane ndodhet në Zagreb për të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore të Evropës. Kroacia do të jetë kryetare e radhës e BE-së në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa Gjermania në gjysmën e dytë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Lavrov i Rusisë takohet me Araghchin e Iranit, flasin për programin bërthamor të Teheranit 13 minuta më parë
Kosova Jashari i reagon Deharit: Po e shtrembëroni kuptimin e aktgjykimit kushtetues dhe të drejtës parlamentare 44 minuta më parë