20:05, 8 Nëntor 2019

Dy gratë më të pushtetshme të Evropës, gjermanet Angela Merkel dhe Ursula Von der Leyen folën për Ballkanin, të premten në Berlin.

Kryetarja e Komisionit Evropian dhe Kancelarja nga Berlini thanë se gjashtë shtetet e Evropës, Juglindore, përfshirë këtu Kosovën, kanë të drejta dhe plota dhe të barabarta për t’u bërë pjesë e BE-së, njofton Klan Kosova.

Po për këtë temë u deklaruan edhe amerikanët, në një takim të rëndësishëm, në Gjenevë.

Nga këtu, i dërguari special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, iu kundërpërgjigj një pjese të evropianëve, e sidomos Francës që nuk pranoi të çelen bisedimet për anëtarësim në Be të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Kronikë nga Besnik Tahiri.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë