16:46, 8 Korrik 2020

Të hapen kapitujt e negociatave brenda vitit. Kjo është dëshira e kancelares gjermane Angela Merkel për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e shprehur sot në Parlamentin Europian.

Berlini zyrtar sapo ka marrë presidencën gjashtëmujore të BE-së dhe ndër prioritetet e shpalosura Merkel ka cituar pikërisht rrugëtimin europian të Tiranës dhe Shkupit.

“Duhet të hyjmë në diskutime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ishin fjalët e kancelares gjermane, që shtoi se kjo do të ishte shenjë e perspektivës së anëtarësimit të dy vendeve ballkanike./ A2 CNN

Konkurs Pune

Lexo më shumë