Mërgimtarët kthehen në shtetet ku jetojnë, rreth tri orë pritje në Merdarë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mërgimtarët kthehen në shtetet ku jetojnë, rreth tri orë pritje në Merdarë

NULL NULL
15/08/2022

Pritjet në dalje në pikat kufitare të vendit janë rritur teksa mërgimtarët janë duke u kthyer në shtetet evropiane.

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Merdarë pritjet mbi dy orë teksa kolonat janë të gjata deri në 1000 metra.

Pritjet për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare janë deri në 5-10 minuta, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa pritjet në dalje në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë deri në  90 minuta ndërsa në hyrje deri në 10 minuta.

Më poshtë mund të gjeni pritjet në hyrje-daljet në gjitha pikat kufitare të vendit.