Mërgim Vojvoda drejt Serie A

Mërgim Vojvoda drejt Serie A

1 muaj më parë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, mund të transferohet drejt skuadrës së Atalantas në kampionatin italian sezonin e ri.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi italian Calcio Mercato, transmeton Klan Kosova.

Standard Liege po kërkon rreth 6 milionë për kosovarin, kurse skuadra italiane ka ofruar 4 milionë euro për shërbimet e anësorit.

Kujtojmë se 25 vjeçari ka pasur një edicion të mirë në Belgjikë tek Standarti, duke u aktivizuar si titullar.