Mërgim Berisha ia siguron një pikë Fenerbahçes (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mërgim Berisha ia siguron një pikë Fenerbahçes (VIDEO)

NULL NULL
08/08/2022

Fenerbahçe ka barazuar me Umraniyesporin, me rezultat 3-3 në ndeshjen hapëse të Superligës së Turqisë.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me Enner Valencian, në minutën e 19, teksa vendasit arritën ta barazonin rezultatin në minutën e 29 me Tomislav Glumac.

Derisa pak para se të përfundonte pjesa e parë, Valencia i kaloi prapë në epërsi vendasit.

Në pjesën e dytë, Umraniyespori arriti ta barazojë rezultatin për herë të dytë në ndeshje, me Valentin Gheorghe.

Teksa për herë të parë në epërsi kaluan në minutën e 73-të, pasi Antonio Mrsic ishte i saktë nga penalltia.

Por, në sekondat e fundit të ndeshjes, Mërgim Berisha ia siguroi një pikë Fenerbahçes. /Klankosova.tv/