Mercer: Tirana më e shtrenjta në rajon - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mercer: Tirana më e shtrenjta në rajon

NULL NULL
17/06/2015
Tirana qëndron e 193-ta, në mesin e 207 shteteve, për koston e jetesës, sipas agjencisë Mercer.

Anketa vjetore e Kostos së Jetesës nga Agjencia Mercer,  rankon qytetet botërore, nga kostoja e shtëpive, transporti, ushqimi, kafeja dhe veshjet.

Duket se Shqipëria hyn në mesin e 15 shteteve me kosto më të ulët jetese në botë, me një rënie prej 4 vendesh se sa vitin e shkuar, ku ishte në vendin 189.

Krahasuar me vendet e rajonit, Tirana ka koston më të lartë, pasi lë pas Serbinë e renditur në vendin e 196, Bosnja dhe Hercegovinën në 196 dhe Maqedoninë, në vendin e 203, mes 207 shtetesh, transmeton Mapo.

 

rankimi