Mercedesi hap muzeun e makinave klasike NULL NULL 11.11.2015 20:57 11.11.2015 20:57 Pas një kohe të gjatë si një ndër kompanitë kryesore në treg, Mercedes ka vendosur që modelet e vjetra t'i ofroj për shitje. Gjigandi gjerman, Mercedez-Benz – i njohur për kualitetin e makinave që prodhon, ka nxjerrë në shitje makina klasike të të gjitha epokave. Gjiganti i prodhimit të makinave ka hapur një biznes të ri fitimprurës, i quajtur “All-Time Stars”, ku do të shesë të gjitha makinat klasike të cilësisë së lartë. Makina më e vjetër që ofrohet për shitje është modeli Type 630 Kompressor i vitit 1929, që kushton rreth 912 mijë dollarë. Ndërsa modeli më i ri është një SL 55 AMG Mille Miglia Edition i vitit 1999, me 350 kuaj fuqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.